- Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid-19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 68 pacientë, prej të cilëve 57 janë pozitivë, 6 negativ, dhe 5 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 39 pacientë, ndërsa me respirator asnjë pacient dhe 1 pacient në CPAP maskë.
- Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor asnjë mjek nuk është Covid pozitiv, 3 infermierë, dhe 6 të tjerë nga stafi mbështetës, shkruan Syri-vision.tv.
- Nga Shqipëria janë 5 pacientë që po trajtohen për Covid.
Raporti i datës 13 prill nga spitali “Isa Grezda”