- Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid-19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 77 pacientë, prej të cilëve 68 janë pozitivë, 4 negativ, dhe 5 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 38 pacientë, ndërsa me respirator asnjë pacient dhe 2 pacientë në CPAP maskë.
- Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor asnjë mjek nuk është Covid pozitiv, 3 infermierë, dhe 6 të tjerë nga stafi mbështetës, shkruan Syri-vision.tv.
- Nga Shqipëria janë 9 pacientë që po trajtohen për Covid.
Raporti i datës 11 prill nga spitali “Isa Grezda”