Raporti 24 orësh: Shqiptohen afër 2400 gjoba e arrestohen 30 persona

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe ka shqiptuar 2385 tiketa trafiku.

Po ashtu, është bërë e ditur edhe se gjatë ditës së fundit janë raportuar 36 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 15 me të lënduar.

Tutje, shtohet se policia ka arrestuar 30 persona, nga të cilët 17 janë dërguar në mbajtje.

Read Previous

Izraeli urdhëron ushtrinë të përgatis plane për largimin e palestinezëve nga Gaza

Read Next

Ushtarët shqiptarë e italianë të KFOR-it stërviten për kontrollin e turmës