Raporti 24-orësh për rajonin e Gjakovës: Dhunë familjare, kanosje me armë dhe granatë në oborr

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për rajonin e Gjakovës, ku përfshihen raste të dhunës në familje, kanosje me armë dhe zbulimi i një granate dore gjatë punimeve në një oborr në Rahovec.

INCIDENTET KRIMINALE DHUNË NË FAMILJE

Malishevë 06.07.2025 – NN.

Më 09.07.2025 ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se ka pasur dhunë nga bashkëshorti i saj. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë gjuetie me 16 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

KANOSJE

Rahovec 04.07.2025 – 16:00.

Më 09.07.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte kanosur vëllain e tij. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 26 fishekë dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET: GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER Rr. Bejtullah Haxhiu, Rahovec 09.07.2025 – 18:00.

Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se gjatë punës me ekskavator në oborrin e shtëpisë së tij ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, kanë tërhequr mjetin e dyshuar-granatë dore A-6, në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.

Read Previous

Messi vazhdon magjinë në MLS: Dy gola ndaj New England Revolution

Read Next

Gjenden dy mjete të pashpërthyera në Kaçanik dhe Rahovec