Raporti 24-orësh në Gjakovë: Shtënia me armë në aheng dhe përleshje familjare

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për rajonin e Gjakovës, ku gjatë ditës së djeshme janë regjistruar dy raste të rënda: shtënia me armë në një aheng familjar dhe një përleshje mes vëllezërve, ku njëri prej tyre ishte i mitur.

INCIDENTET KRIMINALE

PËRDORIM I ARMËS & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Gërqinë, Gjakovë /12.07.2025 – 12.07.2025.

Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që në një ahengu familjar kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar tri Pistoleta me 104 fishekë, 29 gëzhoja dhe dy karikator. Me vendim të prokurorit njëri është liruar dhe tjetri është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJARE

Gjakovë / 12.07.2025 – 17:00.

Janë arrestuar dy vëllezër të dyshuar m/k (njëri i mitur), pasi që ishin përleshur në mes vete. Të dyshuarve i është afruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.

Read Previous

Çmimet po “fluturojnë”, inflacioni në qershor arrin në 4.3%

Read Next

Maqedonci: Lufta e UÇK-së ishte e lavdishme