Dy raste janë raportuar gjatë 6 shtatorit në rajonin e Gjakovës, sipas raportit 24 orësh të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.
Në Rahovec, policia ka nisur hetim për vdekje, pasi një person mashkull kosovar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.
Ndërkohë, në Gjakovë është raportuar një rast i dhunës në familje.
Raporti i plotë i Policisë:
Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
HETIM I VDEKJES
Rahovec / 06.09.2026 – NN. Lidhur me rastin viktima mashkull kosovar është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Gjakovë, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti kishte qenë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar prova materiale relevante për rastin.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë/ 06.09.2026 – 17:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka respektuar urdhrin mbrojtës dhe e ka keqtrajtuar psiqikisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /tvsyrivision/