Ramush Haradinaj kërcënon kryeministrin Kurti për Listat e Veteranëve

Kryetari I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një emisioni në një nga televizionet e Kosovës ka pohuar që po e kërcënon kryeministrin Kurti për pagën minimale për veteranët e luftës, anipse gjithmonë është raportuar që ka pasur manipulime dhe abuzime të mëdha me këto lista, gjë që I kishte revoltuar shumë luftëtarët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Revolta e tyre vie pasi që thuhet se në këto lista ka edhe bashkëpunëtor të pushtuesit serb, e familjarë të komandantëve.

Kujtojmë se ditë me parë Kryeministri Kurti kishte deklaruar se është abuzuar me listat e veteranëve, pasiqë dihet se në  Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë qenë më shumë se 20,000 ushtarë, kurse tashmë në lista të tyre figuron se numri I pjesmarrësve në luftë është mbi 60.000 ushtarë. Kurti tutje shton se ky fakt e dëmton luftën dhe historinë tonë.

Read Previous

SBASHK-u me 2 prill mban Kongresin e 8-të, vendoset për grevë

Read Next

KRU “Gjakova” ka filluar shpërndarjen e vërejtjeve për konsumatorët borxhlinjë