Kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale njofton se Tirana është shpallur kryeqyteti mesdhetar i `Kulturës dhe Dialogut`, si një testament i gjallë i bashkëjetesës së kulturave dhe feve të ndryshme.
Sipas Ramës, shumë shpejt do të hapet një thirrje ku shoqëria civile mund të aplikojë për të qenë pjesë e programit “Ura e Mesdheut”.
“Kryeqytetet mesdhetare të kulturës dhe dialogut të vitit 2025 janë Tirana dhe Aleksandria”, ripostoi Rama MedCultureCapital.
“Programi i qytetit MediTIRANEan Bridges do të përbëhet nga eksplorimi kulturor, fuqizimi i krijimtarisë artistike, digjitalizimi i trashëgimisë kulturore dhe turizmi kulturor i qëndrueshëm. Mezi prisni të merrni pjesë? Do të ketë një thirrje të hapur për organizatat e shoqërisë civile, që dëshirojnë të zbatojnë një projekt në kuadër të programit.
Qëndroni gati për përditësime!”, thuhet në postim. /ATSH/