Rama: Shqipëria konsiderohet vend i zhvilluar, në diskutim me SHBA për konfirmimin e një fondi

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim online me qytetarët duke iu përgjigjur pyetjeve dhe komenteve të tyre për një sërë problematikash dhe zhvillimesh.

Rama tha ndër të tjera se Shqipëria nuk konsiderohet më vend i nën zhvilluar, konsiderohet vend në zhvillim.

Kreu i Ekzekutivit bëri me dije se janë në diskutime me SHBA-të për konfirmimin e një fondi që është dhënë në parim.

“Jemi në një diskutim me qeverinë amerikane përsa i përket një fondi të konsiderueshëm që Shqipërisë i është dhënë në parim dhe që duhet të konfirmohet. Dhe e dini çfarë problemi kemi dhe nuk është një problem që e kemi me qeverinë amerikane, por është një qasje e përgjithshme, sepse nuk konsiderohet më Shqipëria vend i asaj kategorie që mund të hyjë në këto programe, konsiderohet vend i zhvilluar. Nuk konsiderohet më vend i nën zhvilluar, konsiderohet vend në zhvillim. Pra hyn tek vendet në zhvillim, për të qenë më i saktë dhe jo i nën zhvilluar. Që do të thotë: Nuk flasim më për bukë, flasim për një nivel tjetër të jetesës dhe natyrisht flasim për të ardhura të ulta, natyrisht flasim për kosto jetese që kërkojnë më shumë forcë financiare për të përballuar, et, etj për një shtesë të caktuar, por nuk flasim më për bukë  se më ndërpreve me këtë bukën mu në mes, sikur e bëni me qëllim këtë: “Nuk kemi bukë, nuk kemi bukë”, ndërkohë që vetëm për bukë nuk kanë vuajtur shqiptarët as në kohën e Skënderbeut, është një popull që nuk ka pasur asnjë krizë urie në historinë e vet. Madje në krizën e madhe të urisë gjatë Luftës Italo – greke, grekët erdhën këtu për të ngrënë bukë”, është shprehur Rama. /ATSH/

Read Previous

Parlamenti i Ukrainës miraton rezolutën që rikonfirmon legjitimitetin e presidentit Zelensky

Read Next

Trump: Punonjësit federalë që nuk i përgjigjen email-it të Musk do të pushohen nga puna