Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të udhëtojë sot për në Bruksel, ku do të pritet nga presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
Takimi i Ramës me Michel do të mbahet në orën 12:30.
Sipas mediave në Shqipëri, çështja kryesore e diskutimit në takimin e Ramës me Michel do të jetë normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe nevoja për të ulur në një tryeze Aleksandër Vuçiqin me Albin Kurtin.
/klankosova/