Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Krišto tha se Shqipëria po përgatitet për hapjen e ambasadës në Sarajevë.
“Jeton një komunitet shqiptar dhe më vjen mirë të them që ai boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat gjuhësore, fetare të garantuara në Kushtetutë të Shqipërisë në ligjin e minoriteteve”.
Ai shtoi se “nuk është sekret që Republika e Shqipërisë mbron dhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe vendet tjera. Jemi të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit, veçanërisht ajo me kartë identiteti për qytetarët e Kosovës të mundësohen”.
“Dëshiroj të besoj që ashtu sikundër vetë Serbia i ka firmosur ato marrëveshje edhe Bosnjë dhe Hercegovina do ta bëjë këtë gjë”.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se “vullneti për ndërtimin e paqes shpërblehet dhe lënia pas e së shkuarës dhe përqafimi i të ardhmes shpërblehet”.
Nga ana tjetër, ravijëzoi Rama “erdha këtu për ta informuar në lidhje me atë se çfarë duam të bëjmë në samitin e Procesit të Berlinit të tetorit në Tiranë”.
“Kryeministrja u informua se mes korrikut do organizohet takimi informal mes liderëve të rajonit dhe miqve të BE-së sa i takon qëndrimit për Procesin e Berlinit”.
Kryeminsitri shqiptar ndodhet në Bosnjë në ditën e dytë të turit ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në Tiranë më 16 tetor.
/ALBANIANPOST/