Rama për “Defender 25”: Një nga stërvitjet më të mëdha të dekadës së fundit

Kryeministri i Shipërisë, Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga stërvitja “Defender 25”.

Ai ka deklaruar se kjo është një nga stërvitjet më të mëdha të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë.

“MIRËMËNGJES dhe me Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen “Defender 25”, stërvitja ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë, që zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facbook.  /Telegrafi/

Read Previous

The Guardian: Konferenca për njohjen e shtetit palestinez ka devijuar nga qëllimi fillestar

Read Next

Si nisi dhe përfundoi në “luftë” marrëdhënia Trump-Musk?