Rama: Nga 1 korriku rroga mesatare e mësuesve në Shqipëri do të jetë 950 euro në muaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se që nga 1 korriku, rroga mesatare e mësuesve në Shqipëri do të jetë 950 euro në muaj.

“Nga 1 korriku rriten pagat e mësuesve. 950 euro paga mesatare”, thuhet në videon e publikuar nga Rama.

Ai është shprehur se kjo ka ndodhur falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të vendit.

“Me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 euro në muaj”, ka shkruar tutje Rama. /GazetaSinjali/

Read Previous

Drejtori i përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, viziton zyrtarët policorë në veri të vendit

Read Next

Barcelona po përgatitet ta përfshijë edhe një futbollist në ofertën e dytë për Nico Williams