Rama: Nëse e kërkojnë amerikanët Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht strehimit të afganëve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht strehimit të afganëve nëse kërkohet nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk e di nëse amerikanët i kanë kërkuar edhe Kosovës të strehojë afganët që u ekspozuan si miq dhe mbështetës të ushtrive aleate; uroj që në rast se po, qeveria e Kosovës të përgjigjet pozitivisht, për nderin e saj e të Kosovës sigurisht. Por bëj me dije se në Samitin e NATO-s isha unë që e ngrita këtë shqetësim, për jetët e bashkëpunëtorëve afganë të Aleancës pas tërheqjes së saj nga Afganistani. Madje iu referova si shembull eksperiencës tragjike të kundërshtarëve të regjimit komunist në vendin tonë, që vrau, burgosi, torturoi, shkatërroi çdo armik të brendshëm pasi triumfoi mbi armiqtë e jashtëm dhe mbylli totalisht Shqipërinë, siç do të bëjnë së shpejti tanimë, talebanët me Afganistanin”.

Rama tha se nuk do t’i thotë SHBA-ve për strehimin e qytetarëve nga Afganistani.

Ditëve të fundit në mediat shqiptare ka qarkulluar një lajm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar nga Shqipëria dhe Kosova që të strehojnë afganët që janë duke luftuar me talebanët në vendin e tyre.

Se i është kërkuar strehimi i qytetarëve afganë nga ana e Shteteve të Bashkuara këtë e ka konfirmuar vetë i pari i qeverisë shqiptare.

Postimi i plotë:

Read Previous

Spanja në mpikun e nxehtësisë, temperaturat mbi 45 gradë celsius

Read Next

Si ia dolën Pfizer/BioNTech që për disa javë të krijojnë vaksinë kundër variantit Delta të COVID-19?