Rama i kërkon NATO-s ta ftojë Kosovën në Partneritetin për Paqe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë sot në samitin e NATO-s në Madrid.

Ai me këtë rast kërkoi që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe në NATO.

“Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter.

/Telegrafi/

Read Previous

Çfarë përmban dhe pse është i rëndësishëm Koncepti i ri Strategjik i NATO-s?

Read Next

​Osmani: Kundërshtojmë çdo kriter të ri për liberalizim të vizave