Britania e Madhe ka qenë një ndër vendet e para që ka ofruar suport ushtarak dhe financiar në drejtim të Ukrainës për t’u përballur me agresionin rus.
Së fundmi, mësohet se Britania do të ndihmojë ushtrinë ukrainase, për herë të parë, me raketa të tipit “Startreak” për të goditur më ashpër ushtrinë e Putin.
Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se “Starstreak”, një raketë që mund të hidhet nga ushtarët në terren, udhëton tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe mund të përdoret për të rrëzuar avionët e armikut që fluturojnë ulët./A2news/