Rafael Nadal ka njoftuar se po tërhiqet nga Australian Open, pasi një skanim MRI zbuloi se ai kishte pësuar një tërheqje të vogël në një muskul, në turneun Brisbane International.
22-herë fituesi i Grand Slam-it bëri rikthimin e tij të shumëpritur në Brisbane, pasi kaloi pothuajse një vit jashtë fushës me dëmtimin e pësuar në Australian Open në janar të vitit të kaluar. Nadal kreu një operacion në tendinën psoas, në ijën e majtë në qershor.
Edhe pse dëmtimi i ri nuk lidhet me problemin e përkuljes së ijeve, 37-vjeçari mori vendimin të dielën në mëngjes se nuk është mjaftueshëm i aftë për të konkurruar në turneun e këtij viti.
“Gjatë ndeshjes sime të fundit në Brisbane pata një problem të vogël në një muskul që siç e dini më shqetësoi,” tha Nadal në një deklaratë në X. “Sapo arrita në Melbourne, kam pasur mundësinë të bëj një MRI dhe kam një mikro çarje në një muskul, jo në të njëjtën pjesë ku pata lëndimin dhe ky është një lajm i mirë. Për momentin nuk jam gati të garoj në nivelin maksimal në ndeshjet me 5 sete. Unë po kthehem në Spanjë për të parë mjekun tim, për të marrë pak trajtim dhe për të pushuar”.
Rikthimi premtues i spanjollit në Brisbane International përfundoi në një humbje rraskapitëse prej tre orë e gjysmë në çerekfinale, nga australiani Jordan Thompson, pasi Nadal u pengua nga një problem me këmbën të premten mbrëma.
Ai fillimisht kapi pjesën e sipërme të këmbës së majtë në setin e dytë, më pas në 1-4 në setin e tretë dhe u largua nga fusha për trajtim ndërsa ndeshja shkoi në orën e katërt. Nadal u kthye për të përfunduar garën, i treti në katër ditë dhe i dyti me radhë pas pothuajse 12 muajsh pa luajtur.
Nadal kishte impresionuar në Brisbane, ndërsa hodhi poshtë Dominic Thiem dhe Jason Kubler për të arritur në çerekfinale. Nadal u rikthye në aksion në turne pas lëndimit që e detyroi atë të largohej nga ATP Tour pas një largimi të hershëm në Melbourne Park vitin e kaluar.
/albanianpost/