Radhë të gjata për vaksinim por procesi shkoi pa incidente

Me rritjen e rasteve pozitive me Covid-19 është rritur dukshëm interesimi për t’u vaksinuar. Gjatë orëve të mëngjesit është vënë re një numër më i madh i qytetarëve dhe radhë të gjata për vaksinim në qendrën “Fehmi Agani” në Gjakovë. Shumica e qytetarëve e kanë pasur terminin e vaksinimit në orën 8 të mëngjesit por që kanë pritur më shumë se 2 orë ta marrin vaksinën anti-covid.

Të tjerë u shprehën optimist edhe pse pritjet për ta ishin të gjata.

Pati edhe prej atyre të cilët kanë qëndruar gjatë në diell dhe kjo ju ka ndikuar në shëndet.

Lidhur me këtë stafi mjekësor thonë se radhët e gjata ndodhin për shkak të mos respektimit të terminit, por edhe procedurës së regjistrimit që e kërkon sistemi. Mirëpo e rëndësishme është se ka doza të vaksinës për të gjithë.

U apelua që personat që kanë dozën e dytë vaksinës anti-covid ta marrin atë në ditët e vikendit në mënyrë që të mos shkaktohet tollovi.

Në mesin e qytetarëve që erdhën për t’u imunizuar pati edhe amvise të cilat apeluan tek të tjetër që të mos hezitojnë por të imunizohen.

Përkundër fluksit të madh të qytetarëve procesi i vaksinimit shkoi pa asnjë incident sepse të pranishëm ishin edhe policia e Kosovës të cilët u munduan të mbajnë rendin dhe qetësinë. Pas një kërkese për intervenim këtu dolën edhe ekipi i kompanisë rajonale të mbeturinave për të larguar mbeturinat e shumta që ishin brenda dhe jashtë kontenjerëve. Për pak kohë gjithçka u pastrua. Përndryshe sipas statistikave të fundit nga ministria e shëndetësisë bëhet e ditur se që nga fillimi i vaksinimit e deri më tani në komunën e Gjakovës janë imunizuar mbi 41 mijë qytetarë.

Read Previous

Zbulohet arsyeja pse Kane mungoi në ndeshjen ndaj Manchester City

Read Next

Talebanët nisin ekzekutimet masive të kundërshtarëve