Qytetari ankohet për mos marrje të ndihmës, por stafi i QKMF-së thonë se realiteti ishte ndryshe

Ishte ora 22:24 minuta kur ekipi i emergjencës së Qendrës kryesore të Mjekësisë familjare në mbrëmjen e së shtunës u nisën për një vizitë shtëpiake. Këto pamje nga kamerat e sigurisë tregojnë qe në të njëjtën kohë kur njësia e emergjencës niset për terren, në këtë këtë qendër paraqitet një qytetare për të kërkuar shërbim shëndetësor. Shihet se e moshuara po ecte e shoqëruar me dy femra të tjera. Me të hyrë brenda informohet nga personeli i sigurimit se mjeku kujdestar vetëm sa doli në terren. Dhe që i duhet të presë pasi që nuk kishte kush t’i ofronte trajtim.

Lidhur me këtë rast familjari i pacientes ka publikuar në rrjetin e tij social facebook një video të bërë në Emergjencën e QKMF-së në të cilën ai ka shkruar se nëna e tij, e cila vuante nga hipertensioni nuk mori shërbim dhe në emergjencë nuk shihet asnjë punonjës shëndetësor që mund t’u ofrojë ndihmën e parë pacientëve. Nga video inqizimet e kamerave të sigurisë shihen se njësia e eurgjencës kthehen në qendër në orën 22:56 minuta. Por se si ka rrjedhur komplet ngjarja ka treguar, specialisti i mjekësisë familjare dr. Flori Bakalli i cili njëherit është edhe shef i urgjencës në këtë qendër.

Bakalli tha se 27 mjekë janë larguar nga QKMF- për të vazhduar ngritjen e tyre profesionale në specializim. Dhe kjo ka bërë që njësia e emergjencës të përballet me mungesë të ekipit mjekësor.

Përkundër vështirësive dhe angazhimeve në këtë kohë pandemie stafi I QKMF-së mundohet të ju qëndrojë pranë qytetarëve me ofrimin e shërbimeve shëndetësore ka thënë mes tjerash Bakalli.

Read Previous

Për 24 orë u gjobitën 874 qytetarë për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Read Next

Nga sot fëmijët nga Kosova mund të kalojnë kufirin malazez vetëm me certifikatë të lindjes