Qytetarët pro dhe kundër tërheqjes së fondeve nga trusti pensional

Qytetarët e Kosovës po përballen me një  rritje të lartë të çmimeve të konsumit. Inflacioni në shkurt të këtij viti ka arritur në 7.5 për qind, krahasuar me 0.7 për qind sa ka qenë shkurtin e 2021-shit. Për këtë arsye nga PDK-ja është kërkuar që të bëhet tërheqja e trustit deri në 30%. Këtë kërkesë e kanë dërguar edhe në kuvendin e Kosovës. Disa qytetarë të komunës së Gjakovës ndajnë po të njëjtin mendim dhe janë që mjetet nga trusti të tërhiqen për të ndihmuar situatën aktuale ekonomike.

Por ka edhe qytetarë që kundërshtojnë një propozim të tillë, për arsye të ndryshme.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës. Ky projektligj është dorëzuar në Kuvend me datën 9 mars.

Read Previous

Për herën e gjashtë mbahet gara “Kangaroo” në shkollën “Zekeria Rexha”

Read Next

Tabela ndihmëse pengesë për kalimtarët në rrugën “Marin Barleti”