Ditën e djeshme është përmbyllur procesi zgjedhor në komunën e Gjakovës.
Në rezultatet e publikuara nga KQZ, fitues i zgjedhjeve ka dalë kandidati i AAK-së, Ardian Gjini që ka marrë 56.06% të votave kundrejt 43.94% sa ka marrë kandidatja nga VV, Mimoza Kusari-Lila. Një ditë pas zgjedhjeve, dita ka nisur e qetë dhe qytetarët kanë vazhduar me obligimet e zakonshme. Disa prej tyre janë të lumtur që procesi zgjedhor ka përfunduar mirë, teksa vënë theksin tek problematikat që duhet të jenë në fokus të kandidatit të rizgjedhur.
Përqindja e daljes së votuese në ditën e djeshme është më e ulët në përqindje krahasuar me zgjedhjet e 17 tetorit në diferencë prej 3.363 votash.