Ka disa ditë që Ngrohtorja e Qytetit ka filluar furnizimin e rregullt me ngrohje të konsumatorëve të saj. Drejtori i ndërmarrjes Blerim Halilaj ka pohuar se të gjitha përgatitjet janë bërë për një furnizim të rregullt gjatë gjithë sezonës. Edhe qytetarët që janë konsumatorë thonë se janë të kënaqur me furnizimin me ngrohje si vitin e kaluar, ndërsa të tjerë kërkuan zgjerim të rrjetit të furnizimit me ngrohje.
Qytetarët kërkojnë zgjerim të rrjetit të furnizimit nga Ngrohtorja e Qytetit