Qytetarët frekuentojnë ambientet e hapura pas mbylljes nga Qeveria

Me mbylljen e gastronomisë janë mbyllur edhe opsionet ku qytetarët mund të mblidhen me njëri tjetrin. Megjithatë ata kanë mundësinë të frekuentojnë ambientet e hapura. Këtë ka zgjedhur  kjo bashkëatdhetare që ka ardhur së fundmi në Kosovë dhe ka dalë në Shkugëz me familjarët e saj.

Përvec  Shkugëzës  numër i konsiderueshëm i qytetarëve vërehet edhe në parqet e qytetit. Të rinjë e të moshuar  duke rrespektuar masat e fundit nga Qeveria e Kosovës po shfrytëzojnë natyrën për të kaluar kohën.

Ndonëse hapësirat publike janë për qytetarët ata shpesh po i keqpërdorin ato. Ata nuk po i largojnë mbeturinat e ushqimit dhe pijeve . E kjo po u pengon të tjerërve që shfrytëzojnë po të njëjtat vende.

Qytetarët apelojnë që dëmtimi i parqeve në mënyrë të pandërgjegjshme të mos kthehet në rutinë, pasi këto janë hapësira të përbashkëta për të gjithë.

Read Previous

​Ramosaj: Manastiri i Deçanit asnjëherë nuk është cënuar nga shqiptarët

Read Next

Tahiri-Kurtit: Kuptoje seriozisht mesazhin e Blinken, shko në SHBA dhe diskuto për dialogun