Qytetarët e pakënaqur me 100 ditët e para të Qeverisë Kurti 2

Vetëm 2.89 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të kënaqur me 100 ditëshin e parë të Qeverisë Kurti 2.

Sipas një sondazhi të ralizuar nga Pyper për Rtv Dukagjinin, vetëm kjo përqindje e qytetarëve mendon se gjatë kësaj periudhe është përmirësuar mirëqenia sociale dhe ekonomike.

Në pyetjen: “Në cilën pikë konsideroni që Qeveria Kurti 2 po performon më së miri?”, përgjigjja në pikën për “mirëqenien sociale”, nuk ka kaluar as tre për qind.

Ndërkaq, 21 për qind e të anketuarve mendojnë se Qeveria Kurti ka punuar më së shumti në luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit.

Rezultatet që i publikoi tv Dukagjini, nga sondazhi i Pyper:/Gazeta Sinjali/

Read Previous

Lekaj pas përjashtimit të mediave nga raportimi i KOSTT: Është kapje e shtetit

Read Next

Tentoi të shpëtonte këmbësoren, humbi të birin