Dihet se zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor të këtij viti dhe tashmë partitë politike kanë zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të komunës bashkë me listën për këshilltarë komunal. Të pyetur se si e vlerësojnë qeverisjen e fundit komunale në Gjakovë disa nga qytetarët janë shprehur se janë të kënaqur me punët që janë bërë deri më tani.
Por pati edhe nga ata qytetarë që janë të pakënaqur dhe sipas tyre presin të këtë mirëqenie për Gjakovën dhe vendin në përgjithësi.
Në rast të mos certifikimit të ndonjë kandidati apo subjekti, palët mund të paraqesin ankesë në kominsionin zgjedhor për ankesa dhe parashtresa deri më datën 6 shtator. Ndërsa afati i fundit për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim është data 8 shtator.