Një kafe me Mimozën ishte sllogani që mblodhi sot disa qytetarë të Gjakovës, të cilët pa hezitim ndaluan për të bashkëbiseduar me kandidaten për kryetare të komunës së Gjakovës, nga radhët e LVV-së Mimoza Kusari-Lila, teksa shijuan edhe kafen. Kusari-Lila gjatë bashkëbisedimit me qytetarët tha se e sheh këtë si një mënyrë për të qenë sa më afër tyre.
Ajo ndër të tjera ftoi të gjithë që të shfrytëzojnë të drejtën e votës e poashtu të bashkohen në tubimin e Vetëvendosjes I cili do të mbahet të premten me 12 nëntor në salllën e sporteve, Shani Nushi.
Në këtë aktivitet Kusari-Lila ishte e shoqëruar nga aktivistët e LVV-së.