Pas një defekti në gypin kryesor i cili furnizon me ujë të pijës të gjithë konsumatorët, kompania rajonale e ujësjellësit “Gjakova” ka bërë ndërprerjen e furnzimit me ujë.
Lidhur me këtë ka reaguar drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjakovë. Dr. Safete Kamberi, përmes një komunikate me shkrim ajo ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes me ujin të cilin e përdorin për pije.
Duke i këshilluar qytetarët që të përdorin për pije ujin i cili është i sigurt në aspektin mikrobiologjik. Shpresojmë që gjatë ditës të rregullohet defekti dhe të filloj furnizimi i qytetarëve me ujë, ka shkruar mes tjerash ajo.
Kujtojmë se përmes një njoftimi KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se natyra e punimeve është e ndërlikuar dhe se të gjitha ekipet janë duke punuar në sanimin e defektit.
Andaj zyrtarë të kompanisë thonë se do të mundohen që sa më parë të rregullojnë gypin i cili është dëmtuar.