QKMF tashmë me shërbime më cilësore ndaj pacientëve

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, është bërë inagurimi i projektit të përmirësimit të shërbimeve cilësore ndaj pacientëve.

Implementimi i projektit është realizuar nga OJQ-AQH PROJECT, ndërkaq financimi është bërë nga qeveria zvicerane, u shpreh drejtori i kësaj organizate, Bajram Maxhuni.

Drejtoresha e shendetësisë, Aferdita Spahiu Shllaku tha se investimet nga kjo organizatë janë të vazhdueshme dhe ne si drejtori gjithashtu kemi dhënë kontributin tonë në këtë projekt.

Ndërkaq drejtori i QKMF-së, Arben Koshi falënderoi Organizatën AQH PROJECT dhe komunën e Gjakovës për këtë investim të rëndësishëm i cili natyrshëm rrit produktivitetin e punës.

Trajtimi ndaj pacientëve tani do të jetë me shumë efekt ku pritjet e gjata do të minimizohen në masë nga dita në ditë.

Read Previous

Gjakovë, 10 raste pozitive me Covid-19

Read Next

Kuvendi voton ndarjen e 11 milionë eurove për pagesën e rrymës në veri