Është hera e tretë që Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare në Gjakovë furnizohet me sasi të konsiderushme të testeve serologjike. Hera e parë që është furnizuar dhe kanë filluar me këto testime ka qenë 28 gusht 2020. Dihet se Gjakova ka qenë komuna e parë pas kryeqytetit të Kosovës që ka filluar me testet serologjike, kështu tha Drejtori i QKMF-se Arben Koshi.
Koshi tha se testet mund ti bëjnë të gjitha moshat dhe nuk ka ndonjë kriter të veçantë perpos një udhëzimi të mjekut.
Poashtu QKMF është bërë me një aparatur të rë e cila do ta lehtësojë procesin e testimit deri tek marrja e rezultateve.
Në këtë qender deri më tani janë bërë 5578 testime, prej tyre 1974 persona ose 35.39% kanë rezultuar pozitiv.