Qindra organizata ndërkombëtare kërkojnë mbylljen e Fondacionit Humanitar të Gazës

Më shumë se 130 organizata bamirëse dhe OJQ të tjera kanë bërë thirrje për mbylljen e Fondacionit Humanitar të Gazës (FHG), të mbështetur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ka shkaktuar polemika të shumta kohëve të fundit, ka raportuar BBC-ja.

Sipas organizatave, mbi 500 palestinezë janë vrarë ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihmat humanitare që nga fillimi i operimit të këtij fondacioni në fund të muajit maj, pas një bllokade më shumë se tre mujore të vendosur nga Izraeli në Rripin e Gazës.

Krahas kësaj, rreth 4,000 persona kanë mbetur të plagosur përderisa kanë pritur për ndihmat ushqimore nëpër pikat e shpërndarjes.

Organizatat, përfshirë Oxfam, Save the Children dhe Amnesty International, kanë njoftuar se forcat izraelite dhe grupet e tjera të armatosura hapin zjarr rregullisht ndaj palestinezëve që kërkojnë ndihmë.

Në Ushtrinë izraelite i kanë mohuar këto pretendime dhe kanë mbrojtur sistemin e fondacionit, tek kanë thënë se ai u ofron ndihmë të drejtpërdrejtë njerëzve që kanë nevojë, duke anashkaluar çdo ndërhyrje të grupit militant palestinez Hamas./koha.net/

Read Previous

BE paralajmëron Kosovën lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

Read Next

Sot në Shkup mbahet Samiti BE – Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes