Qeveria vendos për shtyerjen e projekteve të financuara nga mjetet e IPA-s

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Kryeministri, Albin Kurti tha se Projektligji ka për qëllim shtyrjen e afatit përfundimtar për projektet që nuk kanë përfunduar si pasojë e pandemisë.

”Ky projektligj ka për qëllim mundësinë e shtyrjes së aftit përfundimtar për realizimin e projekteve që nuk kanë arritur të realizohen me kohë. Zyra e BE-së për fondet e parapara të përmbyll zbatimin e projekteve pa vështirësi”.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se afati do të shtyhet deri në vitin 2024.

”Është nënshkruar me 6 shtator. Qëllimi është që të mundësohet shtyrja e afatit përfundimtar të projekteve të cilat nuk kemi arritur t’i përfundojmë në kohë për shkak të pandemisë, e me këtë e shtyjmë afatin deri në vitin 2024”.

/KlanKosova/

Read Previous

Qeveria u vazhdon edhe për dy muaj shtesat prej 10% të pagës për stafin shëndetësorë

Read Next

Deputetja e vetme shqiptare në Kroaci pritet nga Meta