Qeveria siriane bie pas një sundimi 50-vjeçar të familjes Assad

Qeveria siriane ka rënë herët të dielën duke shënuar një fund të sundimit 50-vjeçar të familjes Assad, pas një ofensive të papritur rebele që shpërtheu në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe, që kapi edhe kryeqytetin për 10 ditë.

Televizioni shtetëror sirian transmetoi një video deklaratë nga një grup burrash duke thënë se presidenti Bashar Assad është rrëzuar dhe të gjithë të burgosurit në burgje janë liruar, raporton AP.

Njeriu që lexoi deklaratën tha se Dhoma e Operacioneve për të Pushtuar Damaskun, një grup opozitar, u bëri thirrje të gjithë luftëtarëve dhe qytetarëve të opozitës që të ruajnë institucionet shtetërore të “shtetit të lirë sirian”.

Deklarata doli disa orë pasi kreu i një monitoruesi të luftës së opozitës siriane tha se Assad ishte larguar nga vendi për në një vend të pazbuluar, duke ikur përpara kryengritësve që thanë se kishin hyrë në Damask pas përparimit jashtëzakonisht të shpejtë në të gjithë vendin.

Kryeministri sirian, Mohammed Ghazi Jalali tha se qeveria ishte e gatshme t’i “zgjatë dorën” opozitës dhe t’ia kalojë funksionet e saj një qeverie kalimtare.

“Unë jam në shtëpinë time dhe nuk jam larguar dhe kjo për shkak të përkatësisë sime në këtë vend”, tha Jalili në një videodeklaratë. 

Ai tha se do të shkonte në zyrën e tij për të vazhduar punën në mëngjes dhe u bëri thirrje qytetarëve sirianë që të mos dëmtojnë pronën publike./Koha.net

Read Previous

Gërmimet gjatë restaurimit të Notre Dame zbuluan mijëra artefakte dhe histori shekullore

Read Next

Zelensky mbështet thirrjen e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë