Qeveria ndan 70 mijë € për librin që flet për Masakrën e Reçakut të William Walker

Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për promovimin e Librit “Reçaku”.

Kryeministri Albin Kurti tha se libri përshkruan Masakrën e Reçakut dhe autor është ish-ambasadori i OSBE-së, Wiliam Walker.

Gjithashtu Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për ndarjen 100 mijë eurove për Fondacionin Amerikano-Kosovar për Edukim.

Ndërsa janë ndarë edhe 50 mijë franga zvicerane për mbajtjen e Forumit të Investimeve. /EO/

Read Previous

Prishtina nikoqire e delegacioneve nga Amerika, Izraeli e Vatikani për “murin e nderit”

Read Next

Deputeti britanik: Situata në Veri ishte shqetësuese, jemi krenarë që i ndihmuam Kosovës për ta fituar lirinë