Qeveria miraton draftin e Strategjisë së Kosovës për Drejtësi Tranzicionale

Qeveria e ka miratuar draftin e Strategjisë së Republikës së Kosovës për Drejtësi Tranzicionale.

Para miratimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për herë të parë, Kosova do të ketë një strategji të tillë.

“Kosova ka kaluar nëpër sfida të mëdha, ka përjetuar dhimbje të pamatshme. Ky dokument është një hap përpara në përpjekjet tona për të adresuar plagët e së kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë. Miratimi është vetëm hapi i parë, zbatimi i saj kërkon përkushtim nga të gjithë ne”, tha shefi i qeverisë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Xherdan Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago

Read Next

ShBA zgjeron sanksionet ndaj Rusisë