Qeveria merr vendim/Subvencionim i energjisë prej 90 milionë eurosh

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ngritjen e vlerës së subvencionimit të energjisë në vlerë prej 90 milionë eurove, nga 70 milionë euro sa ishte më parë.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e 60-të të Qeverisë së Kosovës, e cila është mbajtur online.

“Në mbledhjen e sotme është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët. Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90.000.000.00 € (nëntëdhjetë milionë euro)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftimin e bërë thuhet se ky vendim synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët.

Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/

Read Previous

Gjahtari vret krokodilin që frikësonte banorët që 80 vite

Read Next

25 të vdekur gjatë një jave në Kosovë, shkak COVID-19