Qeveria krijon komisionin ad hoc për pozitën e drejtorit të AKPPM-së

Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Vendimi për emërimin e këtij komisioni është bërë dje në një mbledhje elektronike.

Kështu ka bërë të ditur Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë së Kosovës.

 “Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.”, thuhet në njoftim. /RTK/

Read Previous

Ndërtohet ora atomike më e saktë në botë

Read Next

Kryediplomatja finlandeze, Valtonen: Kosova e ka vendin e merituar në BE