Qeveria ia ndan afër 8 milionë euro SHSKUK-së

Qeveria në detyrë e Kosovës në një mbledhje elektronike të mbajtur të hënën i ka ndarë 7,836,618 Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës. 

Kjo pas kërkesës së Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje.

“Qeveria në detyrë ka mbajtur dje mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje”, thuhet në vendimin e Qeverisë. 

Shuma është ndarë për kategorinë mallra dhe shërbime. /Koha.net/

Read Previous

Trump mbetet optimist për bisedimet e paqes me Ukrainën

Read Next

Rama kërkon takim urgjent me Qeverinë për krizën e transportit urban