Qeveria e Kosovës mblidhet sot

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot (e mërkurë).

Nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se kabineti qeveritar do të mblidhet në ora 10:00, por që nuk janë bërë të ditura pikat për të cilat edhe do të mblidhen.

Kujtojmë që në mbledhjen e kaluar që u mbajt më 3 gusht qeveria miratoi vendimin për t’i propozuar Kuvendit kandidatët për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Read Previous

Aksident në Krujë, lëndohen tre të rinjë nga Kosova

Read Next

Ndërron jetë prof. Masar Nagavci, ishte një ndër psikologët e parë shqiptar