Qeveria Çeke ndalon atletët dhe ekipet ruse të garojnë në vend

Qeveria çeke ka ndaluar sportistët dhe ekipet ruse të konkurrojnë në vend si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.

Vendimi është zbatuar pas një sugjerimi nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve dhe gjithashtu parashikon një ndalim të sportistëve dhe ekipeve çeke që të konkurrojnë në Rusi.

Ky propozim u iniciua nga shoqatat sportive dhe u mbështet nga udhëheqja e Agjencisë Kombëtare të Sporteve të Republikës Çeke.

Deklaratat nuk përmendnin atletët dhe ekipet nga Bjellorusia.

“Ndalimi i pjesëmarrjes në gara nuk është ndalim për të jetuar në Çeki”, tha ish-drejtorja e përgjithshme e Agjencisë Ruse Anti-Doping, Anna Antseliovich siç raportohet nga agjencia zyrtare shtetërore ruse e lajmeve “TASS”.

“Dmth, ata nuk mund ta ekstradojnë atë mbi baza sportive, kjo është vetëm në ligjin penal. Ata mund të ndalojnë klubet sportive ose organizatat e tjera të nënshkruajnë kontrata me lojtarët rusë. Por ju nuk mund t’i nxirrni jashtë vendit”, theksoi ajo.

Ish-zyrtarja ruse pretendon se klubet çeke do të përballen me beteja të mundshme ligjore me FIFA-n nëse nuk mund të përballojnë të paguajnë kompensimin e atletit pas përfundimit të kontratës.

“Klubet nga Republika Çeke mund të tentojnë të ndërpresin kontratën me një lojtar rus nëse vërtet i ndalohet dhe mendojnë se kjo vlen për sportet ekipore, por atëherë do të kenë një mosmarrëveshje mjaft të gjatë në FIFA, sepse ndërprerja nuk është në iniciativa e lojtarit, por e klubit”, tha Anteliovich.

“Dhe rregulloret e FIFA-s parashikojnë stabilitetin e kontratave të futbollit, nëse dikush ka nënshkruar, ai është i detyruar të respektojë, domethënë këtu mund të flasim për një kompensim të madh për lojtarin”.

“Rezulton se klubet mund të zgjidhin kontratën, por më pas lojtari mund të aplikojë në FIFA me kërkesë për dëmshpërblim, sepse klubi nuk kishte të drejtë të zgjidhte kontratën dhe ai e ndërpreu kontratën në mënyrë të njëanshme, kjo është e ndaluar me Rregulloret e FIFA-s, kështu që lojtari do të jetë në gjendje të kërkojë kompensim”, theksoi rusja.

/albanianpost/

Read Previous

Osmani: Plani i Ramës për dialogun Kosovë-Serbi ka qëllim të mirë

Read Next

Netflix kalon në kulinari, hap restorantin e tij të parë