Qeveria britanike miraton ekstradimin e Julian Assange në SHBA

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel ka miratuar ekstradimin e bashkëthemeluesit të WikiLeaks, Julian Assange në SHBA.

Çështja i kaloi sekretariatit të saj muajin e kaluar pasi Gjykata supreme vendosi se nuk kishte pyetje ligjore mbi garancitë e dhëna nga autoritetet amerikane se si ai ka të ngjarë të trajtohet.

Ndërsa Patel ka dhënë një dritë jeshile, një apelim i pritshëm nga ekipi ligjor i Assange do të rifillonte orën e një beteje ligjore të rinovuar në Gjykata.

Ka të ngjarë të fokusohet në arsye të tilla si e drejta për lirinë e shprehjes dhe nëse kërkesa për ekstradim është e motivuar politikisht.

Patel kishte shqyrtuar nëse kërkesa e SHBA-ve për ekstradim përmbushte testet e mbetura ligjore, duke përfshirë një premtim për të mos e ekzekutuar atë.

Një zëdhënës i Home Office tha se “sipas ligjit të ekstradimit të vitit 2003, sekretari i shtetit duhet të nënshkruajë një urdhër ekstradimi nëse nuk ka arsye për të ndaluar marrjen e urdhrit”.

Çështja Assange

Julian Assange është një publicist australian, i cili në vitin 2006, themeloi WikiLeaks. Kjo e fundit, është një organizatë jo-fitimprurëse e cila publikun materiale konfidenciale nga burime anonime.

Çështja Assange u bë e njohur në botë në vitin 2010, pas disa përgjimeve që WikiLeaks bëri publike. Në to, përfshiheshin çështje të sigurisë së lartë amerikane, përfshi sulmet ajrore në Baghdad dhe një video me pamjet nga këto sulme.

Në vitin 2010, Suedia nxorri një urdhër ndërkombëtar arresti për Assange-in. Akuzat e ngritura ishin ato të ngacmimeve seksuale. Assange vetë, i quajti këto akuza si inskenime për të bërë ekstradimin nga Suedia në SHBA.

Në qershor 2012, ai u strehua në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku iu sigurua dhënia e azilit politik. Në 2019-ën, prokurorët suedezë i hodhën poshtë akuzat ndaj Assange.

Në 2016-ën ndërkohë, WikiLeaks publikoi disa email-e konfidenciale të Partisë Demokratike në SHBA. Sipas këtyre email-eve, kandidatja Hillary Clinton, ishte favorizuar në primare ndaj rivalit Bernie Sanders.

Në prill të 2019-ës, Ekuadori e shfuqizoi dhënien e azilit ndaj Assange, për shkak të disa mosmarrëveshjeve. Policia britanike u ftua të hynte në ambasadë, ku e arrestoi Assange-in për tejkalim territori. Ai u dënua me 50 javë burg.

Në maj 2019, SHBA-ja formuloi akuzat e para konkrete ndaj tij, për spiunazh, lidhur me përgjimet e dala nga Chelsea Manning mbi çështjen e Baghdad-it.

Tashmë çështja është zhvendosur në rrugë ligjore, ku SHBA-ja kërkon ekstradimin e Assange-it dhe Britania nuk pranon /Albanianpost.com

Read Previous

“Ballkani i Hapur”:Zëvendësues i anëtarësimit në BE apo “dhoma e përjetshme e pritjes”?

Read Next

Goli ndaj Man Utd votohet si më i miri i sezonit te Arsenali, Granit Xhaka falënderon tifozët