Qeveria ​miraton udhëzimin e ri administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Udhëzimin e ri administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës dhe vendosjen e marzhës së fitimit në tregtinë me karburante dhe derivateve të tjera.

Udhëzimi për rregullimin e çmimit të naftës dhe karburanteve është miratuar nga të gjithë anëtarët e kabinetit qeverirar në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ekzekutivi më 24 qershor të këtii viti kishte miratuar një Udhëzim administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës, por ai është ndryshuar sot.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtiaë, Rozeta Hajdari nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen udhëzimit të ri për rregullimin e çmimit të naftës.

/KosovaPress/

Read Previous

363 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Kurti: RKS janë tabelat e Kosovës, opsionet për prodhimin e targave neutrale për vetveten nuk vijnë në konsiderim