Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka shpalosur programin për Qeverinë e Unitetit, duke deklaruar se Kosova është në krizë politike.
Para mediave ai paraqiti 15 pika të agjendës së tyre për qeveri të tranzicionit.
“Qeveria e unitetit nuk është zgjidhje e përhershme, është për ta nxjerrë vendin nga kriza”, tha ai, duke shtuar se nuk kemi Qeveria legjitime dhe asnjëra palë nuk e ka shumicën.
Më poshtë gjeni pikat shkurtimisht të prezantuara nga Abdixhiku.
1.Funskionalizimi i institucioneve kushtetuese;
2.Rritja e pagave për mësimdhënësit, profesionistët shëndetësorë, administratën shtetërore;
3. Pakoja emergjente për krizën energjetike;
4. Nisjen e projektit kombëtar për ndërtimin e centralit me gaz;
5. Rindërtimi i partneritetit me BE-në, SHBA-në, rikthimi i politikës së jashtme aktive;
6. Do të votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, që janë në rrezik të falimentimit;
7. Fillimi i procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë;
8. Fillimi i projekteve me rëndësi të veçantë për Kosovën (Si unaza e jashtme e kryeqytetit, ndërtimi i Spitalit të ri të Kosovës);
9. Reforma kushtetuese në funksion të stabilitetit social;
10. Hartimi i strategjisë për reforma në sistemin e arsimit;
11. Përgatitje për lojërat mesdhetare olimpike;
12. Reforma strategjike në mbrojtje dhe siguri;
13. Rishikimi i formulës për buxhetin e komunave;
14.Pergatitja për zgjedhje të lira brenda 10 muajve;
15.Mekanizëm për transparencë dhe llogaridhënie për fazën kalimtare.
Ndryshe, pas zgjedhjeve të shkurtit, vendi ka mbetur pa formimin e institucioneve të reja. Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar 30 herë konstituimi i legjislaturës së re. LVV ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, ndërsa, PDK, LDK, AAK ka theksuar se nuk do ta votojnë Haxhiun për kryeparlamentare./Telegrafi/