Qendra për Punë Sociale ndihmon në plotësimin e dokumenteve për regjistrimin e mëvonshëm të fëmijëve

Regjistrimi i fëmijëve në gjendjen civile është i domosdoshëm. Pa certifikatë të lindjes fëmija në të ardhmen nuk mund të ketë qasje në shërbime shëndetësore, bankare e të tjera të domosdoshme. Ka raste kur prindërit nuk regjistrojnë fëmijët e tyre në gjendjen civile dhe është Qendra për Punë Sociale që ndihmon në plotësimin e dokumentacionit për regjistrimin e mëvonshëm të fëmijës.

Rastet mët të shpeshta të mosregjistrimit sipas Shehut,  janë nga komuniteti rom, ashkalinjë dhe egjiptian.

Ndërsa arsyet që shpiejnë te mosregjistrimi i fëmijës kanë të bëjnë kryesisht me informimin jo të duhur.

Të gjithë ata që nuk kanë regjistruar akoma fëmijën e tyre mund të paraqiten në hapësirat e kësaj zyre e cila në bashkëpunim me institucionet gjegjëse e kryen procedurën e regjistrimit të vonshëm.

Read Previous

Profesori Canhasi në përkrahje të drejtoreshës së shkollës “Nexhmedin Nixha”

Read Next

Apeli i Speciales ia refuzon Thaçit kërkesën për lirim nga paraburgimi