Qendra e votimit 0203X shkolla “Nexhmedin Nixha” ka filluar procesin e votimit me kohë, edhe në këtë qendër deri në kohën kur ne ishim prezentë nuk ka pasur energji elektrike. Punonjësit e angazhuar në zgjedhje thanë që deri në këtë kohë ndërprerja e energjisë elektrike nuk ka paraqitur problem për fillimin e procesit të votimit, por urojnë që ndërprerje mos të ketë kur fillon të errësohet.
Edhe në këtë qendër dalja e qytetarëve ishtë e vogël në orët e paradites, por ne takuam një qytetar i cili kishte ardhur nga diaspora vetëm për të votuar.
Në këtë qendër të drejtë vote kanë 3596 qytetarë, që janë të ndarë në 4 vendvotime.