Qendra e vaksinimit administron më shumë se një mijë vaksina në ditë

Procesi i imunizimit me vaksinën anti-covid në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani”në komunën e Gjakovës po shkon sipas planifikimeve. Qendra e vaksinimit për këtë javë ka administruar më shumë se një mijë vaksina në ditë kështu ka thënë për televizionin Syri Lindita Ballani, koordinatorja e Sistemit informativ shëndetësor në këtë qendër.

Qytetarët po ashtu duket se nuk kanë më hezitime për tu vaksinuar apo jo, disa po e marrin dozën e dytë e të tjerë po vaksinohen me dozën e parë pas konsultave me mjekët e tyre.

Në oborrin e qendrës së vaksinimit qytetarë të shumtë po presin në rradhë për tu imunizuar me vaksinën anti-covid. Dhe ky process po shkon pa incidente.

Read Previous

Kostumet arbëreshe si ide për ringjalljen e etnisë dhe ruajtes së rrënjëve

Read Next

Krenari shqiptare në seminarin ndërkombëtar të ‘Vatrës’ në vitin 1969 (FOTO)