Qendra e të Mbijetuarve të Torturës e vlerëson si të ngutshme ratifikimin e Marrëveshjes për Burgjet me Danimarkën

epa09652706 General view of the prison in Gjilan, Kosovo, 21 December 2021. Kosovo Minister of Justice Albulena Haxhiu (not pictured) and her Danish counterpart signed a letter of intent on 20th December 2021 for renting 300 prison cells in Kosovo to house the overflowing Danish prison population for 210 million euros. The ratification process by respective parliaments is expected to take place in early 2022. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka bërë të ditur se e vlerëson si të ngutshme Ratifikimin e Marrëveshjes së Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për dhënien me qira të Burgut të Gjilanit.

Në reagimin e tyre thuhet se QKRMT-ja kërkon nga institucionet që organizatave të shoqërisë civile t’u mundësohet monitorimi i të drejtave të njeriut në burgun e Gjilanit, ku do të transferohen të burgosurit nga Danimarka, me qëllim garantimin e aplikimit të standardeve dhe rregullave ndërkombëtare për personat e privuar nga liria.

“Mungesa e debatit publik lidhur me Marrëveshjen, përkatësisht zbatimin e saj dhe efektet në praktikë. Përveç mungesës së debatit në Kuvend, për këtë Marrëveshje nuk është organizuar nga institucionet qeveritare asnjë diskutim me ekspertët e fushës, shoqërinë civile apo organizatat e të drejtave të njeriut. I vetmi diskutim për këtë Marrëveshje është organizuar nga QKRMT në vitin 2022, ku në prezantimet e tyre ekspertët ndërkombëtar i patën paraqitur sfidat eventuale në zbatimin e kësaj marrëveshje”.

“Aktualisht në Burgun e Gjilanit gjendet rreth 200 të burgosur, të cilët me rastin e ratifikimit të kësaj Marrëveshje duhet të zhvendosen në Burgjet e tjera. Sistemi Korrektues në Kosovë momentalisht nuk ka hapësira të veçanta për vendosjen e të paraburgosurve, Qendrat e Paraburgimit në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë janë pothuajse të mbushura me të paraburgosur dhe aktualisht nuk ka vende të lira. Andaj, zhvendosja e të paraburgosurve nga Burgu i Gjilanit, duhet të bëhet me kujdes të veçantë në mënyrë që mos të bjerë standardi i ndërtuar ndër vite për vendosjen e të paraburgosurve”, thuhet në reagim.

“Së fundmi, Komiteti i OKB-së kundër Torturës ka shprehur shqetësim e saj në raport me këtë Marrëveshje duke vënë në spikamë rrezikun e shkeljes së të drejtave të njeriut, nëse të burgosurit transferohen për të vuajtur dënimin nga Danimarka në Kosovë”, thuhet në reagim.

Tutje, thuhet se QKRMT i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë, që fillimisht të bëjë zgjidhjen e duhur për vendosjen e të burgosurve që aktualisht gjenden në Burgun e Gjilanit, në mënyrë që vendosja dhe trajtimi i tyre të jetë në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut. Po ashtu QKRMT bën thirrje që të ruhen standardet e krijuara dhe mos të lejohet që të krijohen standarde të dyfishte të kushteve të të burgosurve brenda Republikës së Kosovës. /Klankosova.tv

Read Previous

​Szunyog e bën të qartë: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk varet nga BE-ja

Read Next

Ahmeti pret delegacionin e Komitetit Parlamentar Arabi Saudite-Kosovë