Qemal Minxhozi merr “Çelësin e Kryeqytetit” nga Përparim Rama

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” Ambasadorit të Shqipërisë, Qemal Minxhozi për “kontributin e dhënë për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve” në takimin lamtumirës që pati me të.

Rama e ka falënderuar Minxhozin për shërbimin e tij.

“Minxhozit i thash se do të mbetet gjithmonë ura jonë lidhëse me Shqipërinë”, tha Rama.

Ndërkaq, vet Minxhozi u shpreh falënderues për bashkëpunimin e Ramës me qytetet shqiptare.

“Jam vërtetë i lumtur që pata mundësinë që përgjatë këtyre viteve që kam shërbyer në Kosovë të bashkëpunoja me një njeri me shumë vlera i cili ka kontribuar në thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona”, tha ai.

Qemal Minxhozi ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës për 10 vite. /Klankosova.tv

Read Previous

Cilat janë planet e Izraelit për pushtimin e Gazës?

Read Next

Albion Rrahmani detyrohet t’i nënshtrohet operimit pas lëndimit të pësuar ndaj Andorrës