Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka ritheksuar qëndrimin e partisë së tij se nuk do të votojnë Albulena Haxhiun për pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës.
Duke folur para mediave, Qalaj tha se Kuvendi dhe Qeveria është dashur të jenë funksionale, ndërsa theksoi se pasojat më të mëdha po i ndjen populli.
“Nuk ka pasur nevojë Kosova të vijë në këtë situatë që mbahen dhjetëra seanca. Partia që ka siguruar më së shumti vota duhet të reflektojë, të kërkojë marrëveshje politike. Pasojat më të mëdha po i ndjen populli, Kuvendi është dashur të jetë funksional, poashtu edhe Qeveria dhe të kalojmë në ligje që u shërbejnë qytetarëve”, deklaroi Qalaj.
Ai theksoi po ashtu se takimet ndërmjet partive politike dhe Presidentes duhet të intensifikohen, për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë për bllokadën politike.
“Edhe presidentja edhe liderët e partive duhet të takohen disa herë në ditë në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje. Nuk votohet Albulena Haxhiu, nuk kalon me votat tona, ka opsione të tjera”, përfundoi ai. /GazetaSinjali/