Putin thotë se bisedimet mund të ndodhin vetëm nëse Ukraina pranon humbjen e territoreve

Në komentet e tij të fundit mbi gatishmërinë e Rusisë për bisedime diplomatike, presidenti rus Vladimir Putin e ka bërë të qartë se ai ka ende një vijë të kuqe.

Duke folur me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan, Putin tha se Ukraina duhet të marrë parasysh “realitetet e reja territoriale” që të ndodhin bisedimet, raporton Sky News.

Putini pati thënë se Rusia ishte gati për bisedime, duke akuzuar Ukrainën dhe Perëndimin për refuzim të bashkëpunimit.

Por Rusia e ka bërë të qartë se Ukraina duhet të heqë dorë nga territori në mënyrë që të fillojnë bisedimet.

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ka filluar më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

Read Previous

Ukrainasit thonë se sulmet e fundit ruse plagosën dhe vranë civilë

Read Next

Shkupi, qyteti i tretë më i ndotur në botë