Për herë të parë, që nga nisja e luftës me Ukrainën, Vladimir Putin ka shpallur mobilizimin e pjesshëm.
Kështu, ai la të kuptohej se lufta ka hyrë në një tjetër fazë.
Moblizimi – shpjegoi Putin – vlen për rezervistët dhe ata që kishin shërbyer më parë në ushtri dhe hyn në fuqi që sot.
“Mobilizimi do të ketë të bëjë vetëm me qytetarët që janë aktualisht pjesë e rezervave, pra ata që kanë shërbyer në forcat e armatosura, të cilët tashmë kanë përvojë dhe trajnim. Dekreti tashmë është firmosur dhe nga sot nisin nismat në zbatim të dekretit për mobilizim”.
Moska zyrtare kishte përcaktuar gjithmonë atë që po zhvillohej në Ukrainë si një “operacion special ushtarak”, dhe Putin-i nuk e kishte shpallur kurrë një “mobilizim ushtarak”.
Në fjalimin presidenti rus tha se rajoni i Luhanks-ut është pothuajse “i çliruar” dhe se “po bëjmë përparim në çlirimin e rajonit të Donetsk-ut”.
Putin u shpreh i vendosur për marrjen e Donbass-it, dhe se për të “nisja e operacionit special ushtarak ishte i nevojshëm”.
“Donbass” – njoftoi presidenti rus, “tani është pjesërisht i çliruar”, por duhet një hap i ri dhe për këtë “territoret e Ukrainës që kanë shpallur referendumin për anëtarësim në Rusi kanë mbështetjen” e Moskës.
Referendumet u njoftuan dje nga liderët pro-rusë në zonat e Luhansk, Kherson (tani nën kontrollin rus), Donetsk dhe Zaporizhzhia (zonat ku Ukraina po arrin).
Por, Perëndimi tashmë e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të njohë rezultatin e këtyre referendumeve.
“Rusia nuk mund të heqë dorë nga njerëzit e afërt të saj që të copëtohen nga xhelatët dhe të mos i përgjigjet dëshirës së tyre për të përcaktuar fatin e tyre”.
Kështu në këtë fjalimin ai siguroi se Kievi do e refuzojë të negociojë paqen dhe do të ndjek rrugën e armëve bërthamore.
Lideri rus tha se vendi i tij do t’i përdorë të gjitha “çfarë ka në dorë”. Kjo për të përmbushur misionin e shpallur nga ai vetë.
“Ne do t’i përdorim të gjitha burimet tona për të mbrojtur Rusinë. Ky nuk është blof”, tha presidenti rus.
Për të, Perëndimi ishte ai që shtyu Ukrainën në luftë.
“Perëndimi dëshiron të na dobësojë, ndajë dhe shkatërrojë”.
Nuk kishin si të mungonin edhe ankesat për NATO-n, ku sipas tij “ka ardhur drejt kufijve të Rusisë”.
Putin hodhi idenë se ushtria ukrainase është trajnuar nga NATO dhe është komanduar në të vërtetë nga komandantët e huaj. /Albanianpost.com